SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Plagoset me armë zjarri oficeri i Gardës së Republikës

Sipas burimeve nga Policia, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.S, 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

AMP dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në QSUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?