SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

EMRI/ Vrau kushëririn për 12 mijë lekë, Gjykata e Apelit i ul dënimin Granit Shehut

Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin shtetasit Granit (Giuliano) Shehu, i cili akuzohet për vrasjen e djalit të xhaxhait, Milazim Shehu duke e goditur 12 herë me thikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kamëz.

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 24 vite burgim, i cili pas uljes së dënimit me 1/3 i shkonte në 16 vite burgim. Por, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin duke e dënuar me 20 vite burgim dhe për shkak të uljes së 1/3 së dënimit i shkon në 13 vite e katër muaj burgim, që do të bëjë i akuzuari.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se vendimin e Gjykatës së Tiranës e kishte ankimuar edhe Prokuroria, e cila kërkonte dënimin me burgim të përjetshëm, por është rrëzuar nga Apeli.

Granit (Giuliano) Shehu u arrestua në Angli, ku u ekstradua prej andej në vitin 2019.

Ngjarja ndodhi me 16 shtator të viti 2015, ku dy kushërinjtë me origjinë nga Kukësi por me banim në Kamëz, janë konfliktuar me njeriu-tjetrin për shkaqe banale. Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?