SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Tabaku: Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i parlamentit dhe opozita ka rol kyç

Tabaku: Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i parlamentit dhe opozita ka rol kyç

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europaine dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku mbajti një konferencë për shtyp ku sqaroi debatet në konferencën e kreytarëve dhe qëndrimin e grupit parlamentar të PD.

Ajo artikuloi se lufta kundër korrupsionit është një domosdoshmëri që nuk mund të injorohet dhe se arsyeja përse socialistët kanë prpozuar këtë rezolutë vjen prej faktit se tanimë SPAK por edhe raportet ndërkombëtare po vërteton se korrupsioni është endemik dhe duhet të meren masa reale për ta luftuar. Sipas Tabakut një mazhorancë e cila ka dërguar vendin në këtë situatë nuk ka lartësinë morale për të luftuar korrupsionin.

Tabaku kritikoi gjithashtu edhe qasjen e mazhorancës socialiste në lidhje me integrimin duke kërkuar gjithëpërfshirje dhe duke i kujtuar socialistëve që ky proces ka padyshim dy palë dhe jo një dhe kjo sipas saj do të thotë që nuk mund t’i merren funksione KKIE për interesin e qeverisë “janë një pjesë funksionesh me ngritjen e një komisioni të posaçëm që i takojnë KKIE. Janë dhe një pjesë që lidhet me pikëmpamjet e mbikqyrjes, të raportimit, po dhe njëkohësisht dhe të monitorimit që nuk i bën dot mazhoranca sepse mazhoranca nuk mundet të kontrollojë veten, të mbikqyrë veten të raportojë tek vetja.

Kjo është një detyrë dhe hapërsirë që ligji ja ka lënë për procesin e integrimit, opozitës.” u shpreh Tabaku ndërsa u kujtoi socialistëve se jo më larg se një vit më parë mazhoranca ka dakordësuar ndryshimet ligjore për çështjen e integrimit dhe këto kanë frymën e dakordësisë dhe jo abuzimit me pushtetin e shumicës në kuvend.

PD abstenoi në votën për projektrezolutën e propozuar nga PS dhe për këtë deputetja e PD argumentoi se “nuk e votuam atë, sepse unë e bësoj që është e nevojshme që në procesi e integrimit ne patjetër ta vendosim luftën ndaj korrupsionit si objektiv primar”. Me rëndësi për deputeten e PD dhe gjithë demokratët është ruajtja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe pavarësisë së tyre “Në rezolutën e partisë socialiste thuhet që reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe ne do ruajmë kolonat kryesore. Kush garanton që do të kemi një proces që nuk zhbën reformën në drejtësi? Kush garanton që ky komision i posacëm nuk do të kthehet në një tabelë qitjeje ndaj këtyrë institucioneve, ndaj KLSH, një sërë insititucionësh të pavarura?” u shpreh Tabaku në deklaratë

 

Fjala e plotë në daljen për shtyp të deputetes së PD, Jorida Tabaku pas Konferencës së Kryetarëve:

Për të stimuluar korrupsionin me ligjet me porosi dhe sitemin, i cili fatkeqësisht është kthyer në një kulturë qeverisësë si rezutat i mazhorancës. Unë si kryetare e Kësillit Komëbtar të Integrimit kam vite që them që l,ufta ndaj korrupsionit duhet kthyer në një prioritet kombëtar dhe që ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë, është elementi i parë. Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Ky është elementi që kemi ndarë dhe shqetësimin me kolegët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Së dyti, janë një pjesë funksionesh me ngritjen e një komisioni të posaçëm që i takojnë KKIE. Janë dhe një pjesë që lidhet me pikëmpamjet e mbikqyrjes, të raportimit, po dhe njëkohësisht dhe të monitorimit që nuk i bën dot mazhoranca sepse mazhoranca nuk mundet të kontrollojë veten, të mbikqyrë veten të raportojë tek vetja. Kjo është një detyrë dh ehapërsirë që ligji ja ka lënë për procesin e integrimit, opozitës. Për këtë arsye unë mendoj që parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk do të zbatohet. Parlamenti sot ka nevojë për një gjithpërfshirje për ta bërë porcesin e integrimit një proces kombëtar, për të përfshirë të gjithë aktorët dhe partnerët, por njëkohësisht ka nevojë që të mos miratojë copa letre të cilat dihet se cfarë fundi kanë .

Lufta ndaj korrupsionit ka qënë elementi kryesor që ne kemi realizuar që këtu e tre vite më parë, duke bërë propozime të një pakete ligjore në emër të grupit të PD-së ;Ndryshimi i ligjit të koncesioneve të prokurimeve publike.

Çfarë e pengonte mazhorancën që atehere ti votonte? Çfarë e pengonte mazhorancën që javën e kaluar të mos kalonte një ligj përsëri i sponsorizuar? Ky është diskutimi.

Ne jemi akoma duke diskutuar për projekt rezolutën, ndërkohë që përsa i përket komisionit ne nuk kemi një qartësi akoma.Nuk kemi akoma një qartësi se cfarë roli do të ketë komisioni, cfarë funksionesh do të kryejë komisioni, cfarë përgjegjësisht do të marri, sepse unë përmenda që një pjesë e kompetencave i takojnë KKIE.

Parlamenti votoi vitin e kaluar ligjin për rolin e parlamëntit për procesin e integrimit dhe unë si kryetare e KKIE propozova që ky ligj të sillte më shumë përgjegjësi për parlamentin. Dhe KKIE në ligjin e ri dhe njëkohësisht dhe përgjegjësitë që ai ka pasur historikisht , është krijuar si një organ për të bërë reforma për procesin e integrimit që kërkojnë bashkëdakortësi, reforma që kalojnë përtej një pale politike. KKIE bën monitorimin e zbatimit të detyrimeve të procesit të integrimit, që është një pjesë e rezolutës, KKIE mbikqyr institucionet përsai përket punës së tyre në procesin e integrimit që është pjesë e rezolutës. Pra ka një sërë elementësh, të cilët lidhen me punën e KKIE. Dhe ajo që është me e rëndësishmja që unë theksova edhe në Konferencën e Kryetarëve lidhet edhe me insitutcionet e drejtësisë.

Në rezolutën e partisë socialiste thuhet që reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe ne do ruajmë kolonat kryesore. Kush garanton që do të kemi një proces që nuk zhbën reformën në drejtësi? Kush garanton që ky komision i posacëm nuk do të kthehet në një tabelë qitjeje ndaj këtyrë institucioneve, ndaj KLSH, një sërë insititucionësh të pavarura?

Opozita është opozitë, është votuar për të qënë e tillë dhe nuk e bën mazhoranca rolin e opozitës. Unë e kuptoj që këta duan të bëjnë cdo gjë , këta duan të bëjën reforma dhe të mbikqyrin veten. Këta duan dhe të votojë ligje dhe të kontrollojnë veten, por nuk e realizojnë dot.

Ne sot abstenuam për rezolutën, nuk e votuam atë, sepse unë e bësoj që është e nevojshme që në procesi e integrimit ne patjetër ta vendosim luftën ndaj korrupsionit si objektiv primar dhe unë besoj grupi parlamentar do ta diskutoj në mbledhjen e rradhës për votën e ditës së hënë.Këto janë disa shqetësime që unë i ngrita dhe në mungesë të një debati me kundershtarët përsa i përket kësaj iniciative por njëkohësisht dhe të faktit se sot kemi nevojë që secili prej nesh te tejkalojë veten e tij dhe këtij pushteti të gjithpushtetshëm. I ka patur mazhoranca të gjitha gjërat në dorë. I ka pasur dhe krijuar lëtë kulturë. E ka patur dhe parlamentin. Sot, parlamenti në të gjitha raportet vlerësohet si institucioni me i pabesueshëm, si institucioni që nuk kryen process, që nuk konsulton ligje.

Pse do ta bëka nesër parlamenti? Pse kaluan javën e kaluar një lig që mbron injteresa klienteliste, oligarkike , interesa të qarta, të cilat ishin në mbrojtje të pakicës, dhe do u kujtoka sot do ndryshojë qëndrim. Kjo këkron vullnet politik. Vullnet që ka qënë i munguar deri më sot nga mazhoranca.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?