SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Linjë e re tragetësh Brindisi-Sarandë, ja kur nisin udhëtimet

Një linjë e re tragetesh i shtohet Portit Detar të Sarandës si një bashkëpunim mes portit vendor dhe Agjensisë Detare Euroferries, në Vlorë.

Kompania “Star Lines” me tragetin “Ionian Star” mbërriti sot në orët e para të mëngjesit nga Brindisi në një udhëtim test me 70 pasagjerë italianë, që erdhën me linjën turistike.

Bëhet me dije se duke filluar nga data 26 qershor dhe deri në fund të sezonit turistik linja detare do të kryej udhëtime Brindisi-Sarandë dhe anasjelltas.

“Ionian Star” është një anije pasagjeresh me gjatësi 124 m, gjerësi 20 m dhe tonazh 9149. Ka një kapacitet prej 1245 pasagjerësh, me 300 vende fjetje dhe 270 vende për automjete. Anija ofron gjithashtu ofron një sërë facilitetesh si restoranti, bari, dhe mjedise tē tjera në sherbim të pasagjerëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?