SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Plagosja e 24 vjeçarit në Durrës, shpallet në kërkim kushëriri i tij si autor i ngjarjes

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, ku 24 vjeçari Eduart Buçeza u plagos me armë zjarri. Policia thotë se në kërkim është shpallur në kërkim kushëriri i tij si autor i plagosjes.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 33 vjeçari Ilir Buçeza, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë djalin e xhaxhait të tij, i cili vijon të jetë në spital në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në oborrin e banesës së 24-vjeçarit në fshatin Shënavlash. Sipas policisë, ata kanë debatuar pasi 24 vjeçari ka kaluar me shpejtësi para shtëpisë.

Ata kanë pasur debat disa herë por mbrëmë janë përplasur sërish. 33 vjeçari më pas e ka qëlluar tre herë me pistoletë dhe një plumb e ka kapur në këmbë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?