SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Investigimi/ Erion Veliaj i përfshirë edhe në skandalin korruptiv të mbetjeve të Bashkisë Kamëz

Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratën ‘Për dhënien me koncesion të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit të mbetjeve urbane për qytetin e Kamzës’, me subjektin Alko Impex General Construction. Koncesioni kishte një afat 12-vjecar me vlerë 13.5 milionë euro pa tvsh.Sipas kësaj kontrate koncesionare, ky subjekt merrte përsipër pastrimin, grumbullimin, transportimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, si dhe pagesën 29 euro/ton pas TVSH. Alco Impex merrte gjithashtu përsipër ndërtimin e një stacioni transferimi dhe instalimi të impiantit të diferencimit të mbetjeve.

Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe seleksionimit të mbetjee urbane nëpërmjet impiantit të diferencimit të mbetjeve do të zhvillohet në qytetin e Kamzës, me këto karakteristika:

Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve
Larje dhe dezifektim i kontenjereve
Mirëmbajtje të vendgrumbullimeve të mbetjeve gjatë ditës
Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me krahë
Fshirje e rrugëve me makineri
Larje e rrugëve njëherë në ditë
Ndërtimi i stacionit të transferimit dhe instalimi i impiantit të diferencimit të mbetjeve

Transportimi dhe depozitimi i mbetjeve në vendet përkatëse të miratuara nga autoritetet përkatëse.

Stacion, së bashku me impiantin do të duhej të përfundonte brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të kontratës.

Koncensionari merr përsipër të zbatojë programin e mëposhtëm kohor të punimeve:

Koncensionari merr përsipër të vërë në punë stacionin e transferimit për seleksionimin e mbetjeve brenda 6 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj kontrate.

Koncesionari merr përsipër të fillojë menjëherë nga dita e nesërme ora 00:01, kryerjen e shërbimit të Pastrimit, grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve sipas zërave të përcaktuar në Aneksin 2 të kësaj kontrate.

Afati i kryerjes së shërbimit të Pastriit, Grumbullimit, Transportimit dhe depozitimit të mbetjeve është 365 ditë në vit herë 12 vjet nga data e lidhjes së kontratës.

Por a u zbatua kjo kontratë?

Në vitin 2019, në zgjedhjet vendore, në krye të Bashkisë Kamëz erdhi Rakip Suli, pas një gare pa rival. Rakip Suli si titullar i Autoritetit Kontraktor kishte për detyrë monitorimin e zbatimit të kësaj kontrate koncesionare.

Në 17 nëntor 2020, Top Channel, asokohe nën drejtimin e Ben Blushit, dhe në koordim me kompaninë Integrated Energy BV SPV publikoi një investigim në emisionin INSIDE STORY.

I pyetur nga gazetarët Rakip Suli do te shprehej se:

Pra, Rakip Suli, në nëntor të vitit 2020, deklaron se kompania Alko Impex nuk kishte zbatuar kushtet e kontratës koncensionare, pasi nuk kishte ndërtuar as pikën e transferimit dhe as impjantin e përpunimit.

I pyetur nga gazetari I Top Channel, Suli deklaroi se Bashkia Kamëz prodhon rreth 80 ton mbetje në ditë dhe se ai nuk kishte dijeni nëse kjo kompani kishte paguar apo jo tarifën e depozitimit të mbetjeve prej 29 eurosh në landfillin e Sharrës.

Emisioni Plug iu drejtua me disa kërkesa për informacion Bashkisë Kamëz.

Emisioni investigatit PLUG, po analizon të dhënat për mbetjet dhe koston e tyre për buxhetet e Bashkive të Qarkut Tiranë.

Sipas të dhënave të mbledhura deri më sot rezulton se Bashkia Kamëz ka lidhur një kontratë koncensionare për pastrimin,grumbulim e metjeve e më pas transefrimin dhe depozitimin e mbetjeve në Lanfillin e Sharrës.

Kontrata Koncensionare është lidhur me kompaninë Alko Impex shpk. Kontrata përcakon se kompania Alko Imex duhet te kryente brenda 6 muajve investimin për nje pikë grumbullimi dhe do duhej të paguante GATE FEE për ton mbetje në Landfillin e Sharrës.

Për sa më sipër do ju luteshim të na vini në dispozicion infarmacionin/dokumentacionin e mëposhtëm:

1- Dokumentacionin e dorëzuar nga kompania për përfundimin e investimit për pikën e grumbullimit;

2- Sasinë vjetore të mbetjeve të depozituara në Sharrë për llogari të kësaj kontrate koncensionare;

3- Pagesat e kryera nga Koncensionari për llogari të kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV;

4- Rakordimet vjetore të Bashkisë Kamëz me koncensionarin për depozitimin e mbetjeve dhe vlern e investimit;

5- Relacionet e NJZP-së për këtë kontratë koncensionare;

6- A ka patur shkelje të konstatuara të kontratës dhe penalitet e vendosura;

– Pagesat e kryera për koncensionarin nga Bashkia Kamëz dhe a janë përfituar të plota deri në ditën e dërgimit të kësaj kërkese;

Bashkia Kamëz pasi refuzoi fillimisht të na vinte në dispozicion informacionin e kerkuar, në email e datës 15 prill 2020 na informon se kontrata koncesionare ishte prishur cuditërisht me kërkesë të vetë koncesionarit.

Ju bëjme me dije se Bashkia Kamëz ka lidhur kontraten e Koncensionit me datë 23.05.2018 ‘Per dhënien me koncension /PPP të shërbimit të pastrimit , grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit të mbetjeve të Bashkisë Kamëz’. Kontrata Koncensionare është zgjidhur në mënyrë të njëanëshme, nga ana Koncensionari dhe nga Bashkia Kamëz janë aplikuar penalitete sipas kontrates duke mbajtur vleren e investimit të parealizuar dhe sigurimin e kontrates.

Ne ju drejtuam sërish për të na vënë në dispozicion informacion më të detajuar në datën 26 prill:

Duke ju falenderuar per pergjigjen do ju luteshim qe ajo te ishte e plote sipas kerkesave tona per te na vene ne dispozicion dokumentacionin e kerkuar. Nese per ju do ishte me e pershtatshme qe kjo kerkese t’ju dergohej dhe ne forme shkresore ne mbetemi ne dispozicion. Ne pritje te nje pergjigje sa me te shpejte

Në datën 7 dhe 8 maj, Bashkia Kamëz kthen dy përgjigje të një pas njëshme për emisionin Plug, ku sqaron situatën. Në emailin e datës 7 maj, bashkia Kamëz thotë se përgjegjësia për pagesat e depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës ka qenë e kompanisë Koncensionare.

Në Kontratën e Koncensionit me datë 23.05.2018 ‘Për dhënien me koncension /PPP të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit të mbetjeve të Bashkisë Kamëz’, Koncesionari ka marre përsipër dhe koston e depozimit në një landfill të liçensuar nga autoritet përkatëse. Bashkia Kamëz nuk ka paguar për koston e depozitimit në landfill pasi këtë kosto e ka marrë përsipër kocesionari.

Një ditë më pas, në datën 8 maj bashkia Kamëz ridërgon informacion shtesë, së bashku me kontratën, disa fatura dhe gjobat që sipas saj janë aplikuar për kompaninë koncensionare në mos përmbushje të kontratës.

Kontrata Koncesionare është zgjidhur në mënyrë të njëanshme, nga Koncensionari dhe Bashkia Kamëz ka aplikuar penalitete, duke mbajtur vlerën e investimit të parealizuar 34,897,104 lekë dhe sigurimin e kontrates me vlerë 135,000,000 lekë. Pra në total Bashkia Kamëz ka mbajtur këto penalitete:

1. Penalitet për mosndërtimin e stacionit në vlerën 12,791,417 lekë

2. Penalitet për zbatimin e kontratës 5,409,988 lekë

3. Vlera e investimit të pakryer 34,897,104 lekë

4. Sigurimi i kontratës 135,000,000 lekë

Në total janë mbajtur 188,098,509 lekë

Në këtë email, bashkia kamëz pranon gjithashtu se ndërtimi i stacionit të mbetjee urbane nuk është dnërtuar, duke e cilësuar këtë si mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale.

Kompania nuk e ka ndërtuar stacionin e transferimit të mbetjeve urbane. Sipas nenit 10 të kontratës stacioni i transferimit të mbetjeve duhej të ishte ndërtuar brenda 6 muajve nga nënshkrimi i Kontratës, pra kontrata është nënshkruar në datën 23.05.2018 dhe stacioni I transferimit të mbetjeve duhej të ishtë ndërtuar deri në daten 01.12.2018. Bashkia Kamëz gjatë asaj periudhe nuk e ka mbyllur kontratën por e ka vazhduar zbatimin e saj, duke mos aplikuar asnjë penalitet apo masë tjetër. Çështja ka kaluar në proçes gjyqësor ndërmjet kompanisë dhe Agjensise Rajonale Mjedisore për mospajisjen me Leje Mjedisore për ndërtimin e stacionit. Data e Vendimit te Gjykatës së Shkallës së I-rë është 26.03.2019 dhe kjo cështje ka kaluar në Gjykatën e Apelit në datën 12.04.2019 , periudhe para se NE të vinim në Bashkin Kamëz. Pas muajit Gusht 2019 kompania është penalizuar çdo muaj sipas dispozitave të kontratës për mos ndërtimin e stacionit të transeferimit dhe selektimit te mbetjeve duke i mbajtur vlerën edhe për periudhen para vitit 2019 e cila nuk i ishte mbajtur, penalitetet me vlerë 12,791,417 lekë janë mbajtur deri në datën e zgjidhjes së kontratës. Ndodhur para faktit se kontrata është mbyllur në mënyrë të njëanshme nga ana e Koncesionarit, Bashkia Kamez i ka mbajtur vlerën e investimit te parealizuar në vlerën 34,897,104 lekë.

Edhe pse ishte koncesionari ai që nuk kishte përmbushur detyrimin kryesor për ngritjen e stacionit të transferimit dhe instalimit të impantit të diferencimit të mbetjeve, Bashkia Kamëz nuk kishte ndërrmarrë asnjë veprim, sikundër parashikohej në nenin 12 të kontratës koncesionare.

Neni 12

Zgjidhja e Kontratës së Koncensionit/PPP

12.1. Zgjidhja e njëanshmë e kontratës nga Autoriteti Kontraktues.

Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të zgjidhë kontratën:

12.1.1. Kur koncensionari nuk vendos në punë stacionin e transferimit për seleksionimin e mbetjeve sipas pikës 10.1 të kësaj kontrate. Në këtë rast Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të marrë vlerën e Sigurimit të Kontratës të parashikuar në Nenin 14.

Përkundrazi, ishte vetë koncesionari që tërhiqet nga kontrata. Arsyeja e vetme e këtij veprimi në kundërshtim me kontratën ishte që subjekti t’i shpëtonte hetimit penal, duke paguar thjesht Sigurimin e Kontratës.

Por sipas kontratës koncensionare Autoriteti Kontraktor është i detyruar të bëjë edhe monitorimin e koncensionit nëpërmjet Njësisë së Zbatimit të Projektit.

Në nenin 6.2 të saj kontrata përcakton se:

6.2. Mbikqyrja e përgjithshme e shërbimit

Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të të ushtrojë mbikqyrje të përgjithshme të vazhdueshme gjatë realizimit dhe vënies në punë […]

Në rast të shkeljeve të Kontratës, të kontstatuara gjatë monitorimit dhe mbikqyrjes së përgjithshme, Koncensionari do të njoftohet me shkrim për masat që do të merren dhe detyrat që do t’i lihen, si dhe mënyrën dhe afatet e zbatimit të tyre. Për realizmin e mbikëqyrjes së përgjithshme të shërbimit (NJZP) titullari i Autoritetit Kontraktues do të autorizojë një grup […]. NJZP mban proçesverbale dhe situacione mujore […].

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?