SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Cameron përgëzon Ramën për arritjet e Berishës

Sekretari i Shtetit në Britaninë e Madhe, David Cameron, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama e përgëzoi këtë të fundit për arritjet gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Duke folur përpara medieve, Cameron tha se përgëzon Shqipërinë për anëtarësimin në NATO.

Faleminderit kryeministër. Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një ndër arsyet pse kam dashur të vij është të festonim suksesin tuaj, sepse Shqipëria është një sukses ekonomik, sukses në NATO,” tha Cameron.

“Është një marrëdhënie shumë e rëndësishme, jo vetëm për partneritetin në NATO. Si puna që po bëjmë për anëtarësimin e Ukrainës, por edhe mbështetja që i japim njëri-tjetrit. Një partneritet edhe për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe të rëndë, ne po ndihmojmë edhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që vazhdoni reformat”, shtoi zyrtari i lartë britanik.

Kujtojmë se Cameron vizitoi Shqipërinë për të diskutuar një nga plagët kryesore të keqqeverisjes së Edi Ramës, emigracionin masiv.

Ky emigracion masiv ka prekur kryesisht Britaninë e Madhe gjatë viteve të fundit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?