SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka. Ky i fundit, sipas gazetares Klodiana Lala, është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Ish deputeti Arben Ndoka: Kam gjetur vrasësit e vëllait, Prokuroria u  shërben atyre - Politike

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Kujtojmë se nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?