SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Cfarë do të ndodhë me Kumbullën?

Me Daniele De Rossin në stol, Roma po shkonte drejt një fund sezoni thuajse perfekt, por tani e shohin veten jo të sigurt në lidhje me të ardhmen, pasi prezenca në Champions League nuk është më në dorën e tyre. Ekipit kryeqytetas kërkon të rikthehet edhe një herë në nivele të larta, por për t’ia arritur këtij qëllimi i duhet të investojnë në merkato. Përpara se të mendojnë për të blerë, Romës i duhen 10 milionë euro arkëtim për të qenë korrekt me rregullat e UEFA-s.

Drejtuesit e klubit duhet të kujdesen edhe për një çështje tjetër po kaq të rëndësishme, rikthimin e lojtarëve që janë në huazim në ekipe të ndryshe, mes tyre edhe Marash Kumbulla. Është e qartë që qendërmbrojtësi kuqezi nuk bën pjesë në planet e klubit, por sigurisht nuk dëshirojnë të privohen me një çmim nën kosto. Nëse nuk vjen një ofertë e pëlqyeshme, Kumbulla mund të lihet sërish në huazim. Nga huazimi do të rikthehet edhe lojtarë si Belotti, Solbakken dhe Shomurodov.

Pasi të kenë sistemuar këto lojtarë, Roma do nis më pas edhe spastrimet ku do të largohen lojtarë si Smalling, Azmoun dhe Lukaku. Një temë me vetë mbetet ajo e Dybala-s, çfarë do të vendos argjentinasi, pasi topi është në këmbët e tij, do të pranojë një rinovim të kontratës me terma financiarë të përmirësuar apo do të largohet nga kryeqyteti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?