SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

“Autobusët drejt Greqisë për vizitën me emigrantët? Rama: Spekulime!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin që zhvilloi pak ditë më parë me emigrantët në Athinë. Teksa në rrjet u aludua se ishin nisur autobusë me punonjës të administratës në vendin tonë për të qënë të pranishëm në miting, Rama hodhi poshtë pretendimet teksa u shpreh se të pranishëm ishin dhe njerëz që nuk kanë votuar asnjëherë për PS-në, por sipas tij kishin shkuar për historinë e shqiptarëve të Greqisë.

‘E vetmja gjë që më vjen keq gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërtetën, atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës. Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë. Erdhën si shqiptarë si krejt e natyrshme për historinë e shqiptarëve të Greqisë. Është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq do mbetet në kujtesë time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptar por edhe moment psikologjik kthese jo vetëm në raport të shqiptarëve me Greqinë por edhe me BE-në’, shprehet kryeministri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?