SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Alarmi për bo’mba nëpër shkolla ngre në këmbë Policinë e Shtetit

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë policinë ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla.

Në mesazh paralajmërohet se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.

Sipas informacioneve, pas kontrolleve të policisë në shkolla, e-maili ka rezultuar fals.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, e-maili është dërguar nga jashtë Shqipërisë dhe është i përkthyer me Google Translate.

Në e-mail ka pasur adresa dhe emra shkollash, në të cilat do të kryheshin sulme.

Pas alarmit  fals, disa shkolla kanë nxjerrë nxënës jashtë godinave pasi kanë marrë e-mail.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?