SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Atalanta thyen edhe Romën, Gjimshiti: Mund t’i fitojmë të gjitha (VIDEO)

Atalanta po përjeton një sezon fantastik, me djemtë e Gaspetinit që nuk dinë të ndalen, për më tepër që ky është momenti i tyre më i mirë. Pasi siguruan finalen e parë evropiane në historinë e klubit, bergamaskët hodhën një hap të sigurt drejtë Champions sezonin e ardhshëm, teksa thyen rivalin e tyre direkt, Romën. Njeriu i ndeshje ishte De Ketalaere, me fantazistin belg që realizoi një “dopietë” golash brenda dy minutash

Në minutën e 18-të, me një aksion personal të bukur, belgu realizoi golin e parë. Dy minuta më pas, Roma u ça sërish në të njëjtën formë, por këtë herë De Ketalaere u shërbye pastër në zonë duke dyfishuar shifrat. Roma ishte e pafuqishme për t’u rikthyer në lojë, por në minutën e 66-të, Pellegrini ngushtoi shifrat në 2-1 duke lënë të hapur ndeshjen deri në fund, por prapavija e Atalantës, e udhëhequr nga një super Gjimshiti ia dolën të ruanin këtë fitore që i afron gjithnjë e më shumë me zonën Champions:

438163340 945867030881167 7180074113053846416 N

“Gjëja më e rëndësishme është të mos mendojmë për fundin, u pa qartë edhe kundër Romës që e kishim përgatitur mirë ndeshjen, në pjesën e parë mund të shënonim edhe 3-4 gola me ato raste që krijuam”, u shpreh Gjimshiti për Sky Sport, duke u ndalur më pas te gara për një vend në Champions League: “Nuk mendoj se kjo ndeshje ishte përcaktuese për këtë objektiv, janë edhe tre ndeshje të tjera të gjitha për t’u luajtur. Ne kemi edhe 5 finale deri në fund, përfshi këtu edhe këtë tre ndeshje në Serie A, mund t’i fitojmë të gjitha”, u shpreh ndër të tjera Berat Gjimshiti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?