Fitorja e VMRO-DPMNE në RMV/ Meta përshëndet Mickoski-n
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta përshëndeti rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Në postimin e tij në X, Meta thekson se Maqedonia e Veriut do të jetë e dyta në Europë për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
“Faleminderit Mickoski, që nuk more i vetëm 61 mandate. Je treguar gentlemen i vërtetë. Me ju Maqedonia e Veriut nuk do të jetë e 5-ta në Europë për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja por të paktën e dyta në Europë”, iu drejtua Meta kreut të partisë fituese të zgjedhjeve.
Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e parë para medieve paralajmëroi formimin e Qeverisë së re me koalicionin e opozitës shqiptare, VLEN, pavarësisht se zgjedhjet në mesin e shqiptarëve i fitoi Fronti Evropian, i kryesuar nga BDI-ja
