SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Norris mundi Verstappen për fitoren e parë në Formula 1

Britaniku u nis nga pozicioni i 6’të dhe u duk më i ngadaltë se shoku i skuadrës Oscar Piastri. Por futja e Safety Car në mesin e garës u shfrytëzua mjaft mirë nga Norris që e mori kryesimin pas daljes nga box’et duke lënë pas Verstappen që hyri në pitlane në kushte normale të garës.

Në vazhdim u shfaq një pilot i ftohtë, pa asnjë emocion por shumë i aftë për të përshkruar në perfeksion xhirot e mbetura deri në fund. Ndërsa problemet në balancim ndikuan në garën e Verstappen që nuk arriti ta kapte Norris i cili nuk e përsëriti dështimin në “Russian Grand Prix” 3 vite më parë. Por siguroi fitoren e 1’rë në garën e 110’të në karrierë.

Charles Leclerc kompletpo podiumin përpara shokut te Ferrari, Carlos Sainz që u përplas me Piastri’n, incident që e detyroi australianin të futej në bokse për ndërrimin e pjesës së përparme të makinës. Sergio Perez mbërriti deri në vendin e 5’të pasi humbi shumë kohë pas Safety Car. Lewis Hamilton dhe George Russell shpëtuan disa pikë të vlefshme në klasifikimin e konstruktorëve pas renditjes në vendet 6 dhe 8 përkatësisht.

Yuki Tsunoda mori nje vend të 7 jetik për RB ndërsa Aston Martin me Fernando Alonso’n u renditën në vendin e 9’të, një shkallë më lart se Esteban Ocon që shfrytëzoi problemet e Piastri’t për vendin e 10’të dhe pikën e 1’rë këtë sezon për Alpine team. Fitorja e Norris për McLaren ishte e para pas asaj në Monza në vitin 2021.

Klasifikimi në Miami:

1              Lando Norris MCLAREN MERCEDES

2              Max Verstappen RED BULL RACING HONDA RBPT

3              Charles Leclerc FERRARI

4              Sergio Perez RED BULL RACING HONDA RBPT

5              Carlos Sainz FERRARI

6              Lewis Hamilton  MERCEDES

7              Yuki Tsunoda RB HONDA RBPT

8              George Russell  MERCEDES

9              Fernando Alonso ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES

10           Esteban Ocon ALPINE RENAULT

11           Nico Hulkenberg HAAS FERRARI

12           Pierre Gasly ALPINE RENAULT

13           Oscar Piastri MCLAREN MERCEDES

14           Zhou Guanyu KICK SAUBER FERRARI

15           Daniel Ricciardo RB HONDA RBPT

16           Valtteri Bottas   KICK SAUBER FERRARI

17           Lance Stroll ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES

18           Alexander Albon WILLIAMS MERCEDES

19           Kevin Magnussen HAAS FERRARI

NC          Logan Sargeant WILLIAMS MERCEDES

 

Klasifikimi për pilotët:

1 Max Verstappen

RED BULL RACING HONDA RBPT

136 pikë

2 Sergio Perez

RED BULL RACING HONDA RBPT

103

3 Charles Leclerc

FERRARI

98

4 Lando Norris

MCLAREN MERCEDES

83

5 Carlos Sainz

FERRARI

83

6              Oscar Piastri

MCLAREN MERCEDES

41

7 George Russell

MERCEDES

37

8 Fernando Alonso

ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES

33

9 Lewis Hamilton

MERCEDES

27

10 Yuki Tsunoda

RB HONDA RBPT

14

11 Lance Stroll

ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES

9

12 Oliver Bearman

FERRARI

6

13 Nico Hulkenberg

HAAS FERRARI

6

14 Daniel Ricciardo

RB HONDA RBPT

5

15 Esteban Ocon

ALPINE RENAULT

1

16 Kevin Magnussen

HAAS FERRARI

1

Klasifikimi për Konstruktorët

1              RED BULL RACING HONDA RBPT 239 pikë

2              FERRARI               187

3              MCLAREN MERCEDES     124

4              MERCEDES          64

5              ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES      42

6              RB HONDA RBPT               19

7              HAAS FERRARI   7

8              ALPINE RENAULT              1

9              WILLIAMS MERCEDES     0

10           KICK SAUBER FERRARI    0

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?