SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Tenis/ Nadal mahnit tifozët, “veterani” spanjoll kalon raundin e spektakël në ATP Madrid

Nadal, e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer duke fituar setin e parë me imponim, 6-1, mirëpo, në të dytin, vuajti jashtë mase dhe ishte një set që zgjati për një orë e 27 minuta dhe që u fitua nga tenisti argjentinas në “tie-break” 6-7. Megjithatë, në setin e tretë riktheu edhe njëherë një nga ato performancat e kohëve të arta dhe ia doli të regjistrojë rezultatin 6 me 3, duke fituar gjithë përballjen.

Pavarësith fitores së madhe, duhet theksuar se, ajo që habiti të pranishmit dhe opinionit, ishte fakti që 37-vjeçari duroi për më shumë se tre orë në një moment që fiziku i tij ende nuk është në maksimum dhe tashmë tenisit nga Majorka, duhet të kalojë çekun Jiri Lehecka, “numrin 31”, të botës, nëse dëshiron të kapë çerekfinalet, ku si kundërshtarë do të ketë fituesin e çiftit, Daniil Medvede-Alexander Bublik. 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?