SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Sherr me armë në një lokal nate në Greqi, një vik’timë dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel në Greqi, pas një sherri mes dy grupe të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali nate në Marousi.

Si pasojë e sherrit mes të rinjëve, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mediat vendase raportojnë se një grup i të rinjve që ndodhej në lokal kanë debatuar me një grup tjetër. Në një moment një prej personave kanë nxjerrë armën dhe një tjetër ka sulmuar me thikë.

Nga ky konflikt, viktima 23-vjeçar u godit me thikë në qafë dhe për pasojë humbi jetën, ndërsa 26-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri. Hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?