SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

VIDEO/ Del nga burgu: Do merrem me inceneratorët si kryeministri!

Një prej të burgosurve që sot ka lënë qelitë e burgut të Drenovës duke përfituar nga amnistia penale, ka dalë me idetë e qarta se çfarë do të bëjë me jetën e tij tani e tutje. Kur është ndalur para gazetarëve që raportonin në derën e burgut dhe kur është pyetur se çfarë do të bëjë tani që përfitoi lirinë, ai ka lëshuar batutën “Do merrem me inceneratorët… si kryeministri” duke provokuar të qeshura tek të gjithë grupi i gazetarëve dhe familjarëve që ishin përreth.

Mësohet se personi në fjalë ka qenë i dënuar për kanabis, që po rezulton rruga e gabuar për të bërë para.

Në vend se të merret me drogë, zotëria ka kuptuar se del me fitim duke u marrë me inceneratorët dhe si shembull ka zgjedhur modelin më të suksesshëm: kryeministrin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?