Aktualitet

Policë të veshur civili kanë nisur reprezaljen ndaj protestuesve pas protestës përpara bashkisë së Tiranës.

KAON

Policë të veshur civili kanë nisur reprezaljen ndaj protestuesve pas protestës së mbajtur nga shoqëria civile përpara bashkisë së Tiranës.

Në foto e siguruara nga SYRI TV shihen qartë policët të cilët kanë rrethuar një të ri i cili nuk dihet nëse ishte pjesë e protestës apo jo por ata mesa duket kishin për synim ta shoqëronin.

I menjëhershëm ishte dhe reagim i përfaqësuesve të opozitës të cilët fatmirësisht në disa raste të tentativës për të shoqëruar protestues i kanë ndalur civilët e policisë duke mos i lejuar.

 

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas rrëmbimeve që policia e shtetit po kryen ndaj protestuesve dhe të rinjve të FRPD-s.

Këlliçi është shprehur se të gjithë këta banditë dhe fundërrina me uniformë policie d të mbajnë përgjegjësi një ditë.

“Janë këta banditë, fundërrina që me uniforma policie arrestojnë dhe terrorizojnë të rinjtë që protestojnë pro interesit publik. Ta dinë që ne jemi të vendosur dhe nuk ka asnjë shanc që opozita të shesë kauzën dhe të lejoj këta plehra që të jetojnë dhe të rrinë të qetë të gjithë ata do të japin përgjigje përpara shtetit.

Këta të jenë të bindur që kjo histori nuk do të vijojë ashtu si janë mësuar me shantazh me dhunë dhe arrestime. Ne do të vijojmë me protestën e radhës dhe do të protestojmë edhe ë shumë dhe më fort.

Personi përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, vjedhjen me inceneratorët, ai që qëndron në krye të bandës 5D do të japë përgjigje një më një.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?