SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

SPAK: Meta jo në hetim. BKH, jo kontroll në shtëpinë e tij

Ditët e fundit kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar me gjuhë të ashpër Prokurorisë së Posaçme si dhe kreut të saj, Altin Dumani.

Në një raportim në ABC News, thuhet se zyrtarisht SPAK nuk e ka të regjistruar emrin e Ilir Metës në ndonjë dosje apo kallëzim, edhe pse ka disa kallëzime të referuara në SPAK ndaj Ilir Metës në cilësinë e kryetarit të LSI, apo disa funksione të tjera shtetërore që ai ka mbajtur ndër vite.

Janë regjistruar disa kallëzime në SPAK, si procedime dhe tashmë Prokuroria po kryen verifikime apo edhe hetime mbi këto kallëzime, por deri tani në këtë fazë hetimore të gjitha kallëzimet e regjistruara në SPAK, nuk mbajnë sipër të regjistruar emrin e Ilir Metës. Por në këtë fazë hetuesit po kryejnë hetimet në rast se emri i tij lidhet me ndonjë vepër penale.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?