SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Ilir Meta/ Nuk më kërcet fare. Do të jem kryeministër ose Ministër i Brendshëm shumë shpejt

Teksa u pyet nga gazetari i News24, Osman Stafa për faktin nëse ka informacione se do të arrestohet me urdhër të SPAK, apo nëse është tradhtuar nga brenda PL-së, Meta tha se është i pastër si kristali.

PYETJE

Osman Stafa: dua të bëj pyetjen zoti Meta: A keni informacione se do të përfundoni në burg? Ai i trembeni idesë se do të shpalleni non-grata nga SHBA? Pse ju tremb çështje CEZ-DIA kur e keni deklaruar se jeni i pafajshëm? Dumani mund të ngrejë akuzën, por vendimin e jep gjyqësori. Zëri shqiptar i Amerikës, është ambasada amerikane, që ka dhënë mbështetje ndaj zotit Dumani. A keni dyshime se dikush nga partia juaj ju ka shitur te drejtësia.

Meta: Se pari kam një pyetje për ju nëse më lejoni; A u dekorua Dvorani nga sekretari i Shtetit si heroi i antikorrupsionit? Pse nuk ishte në axhendë ai? Edi Rama çau tv kur u dekorua Dvorani. Kam një pyetje; pse Edi Rama e la me 7 pyetje zgjedhjen e Dvoranit. Nuk më kërcen fare jo për Çez-Dia, pasi jam kristal i pastër. Dum Dumani është përpjekur që të falsifikojë një proces. Ka marrë përsipër dhe se do të bëjë namin, dhe para një mentori. Nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës dhe Damianin me aferën CCEZ, por do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura, me persona si ai i çmenduri që është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje dhe që del në tv dhe flet, si punëtori i Damianit. Do të jem kryeministër i Shqipërisë dhe do të bëj dhe mandat presidenti, por do të jetë pas disa viteve. Për non-gratat nuk ekziston një shqetësim i tillë. Problem është kur të shpall Ilir Meta non-grata. Për nongratat nuk ekziston një shqetësim i tillë kurrë për mua. Ky është problem sepse mund të shpallet Ilir Meta non grata. Po u derdh një pikë gjaku në ditën e zgjedhjeve gati non grata, fatmirësisht nuk u derdh. Ilir Meta ka vetëm një problem, të mos tradhtojë Ilir Metën. Më mirë të jesh i tradhtuar se tradhtar. Tradhtarët i përdorin dhe i pështyjnë të gjithë. Kam vetëm informacion që Ilir Meta bëhet së shpejti kryeministër.

 

 

Keni fletëthirrje për në SPAK?

I ftoj të më bëjnë fletëthirrje e ju ftoj live të shihni pyetjet që do u bëj prokurorëve të dum Dumanit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?