SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetBota

Sulmet e Iranit me dronë dhe raketa, bien sirenat në disa zona të Izraelit

Sirenat janë rënë në pesë zona izraelite, pas sulmeve të Iranit me dronë dhe raketa.

Në postime të veçanta në Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se sirenat janë vënë në jug të Izraelit, zonën e Shomron, zonën e Detit të Vdekur, Jerusalemin dhe Izraelin verior.

Zëdhënësi i ushtrise izraelite në një deklaratë për shtyp konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

Më herët, kryeministri Beenjamin Netanyahu, i cili ka mbledhur kabinetin e luftës, deklaroi se Izraeli ishte për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, publiku është i fortë. Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, u shpreh Netanyahu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?