AktualitetPolitike

U bojkotua nga PS/ Dështon sërish Komisioni Hetimor për Sterilizimin

KAON

Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up-in. Shkak është bërë mungesa e deputetëve të PS në mbledhjen e thirrur nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi.

Pas konstituimit, Komisioni Hetimor për Shëndetësisinë ka dështuar të mblidhet gjatë 4 mbledhjeve të fundit për shkak të mungesës së deputetëve të maxhorancës në seancë.

Dy mbledhjet e vetme të zhvilluara deri më tani janë shoqëruar me tensione mes deputetëve të PS dhe atyre të opozitës.

Vokshi e ka cilësuar bojkotin e maxhorancës në mbledhje si një ‘shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit’.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?