Rama vizitë dyditore në Paris, publikon video nga mëngjesi me Unionin e Sipërmarrësve të Francës
Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në Paris, në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.
Kryeministri ndodhet në Parsi për një vizitë dyditore me ftesë të presidentit frances Emmanuel Macron. Në orën 8:30 Rama ka zhvilluar një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.
Në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron, ku do mbajnë një deklaratë për shtyp.
