Grupi parlamentar i PD publikon raportin për mandatin e Olta Xhaçkës
“Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit të paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në raportin e deputetëve të PD.
Në argumentat e dhëna nga grupi i PD për papajtueshmërinë e mandatit të ish-ministres Xhaçka theksohet se kompania e bashkëshortit të saj fitoi të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit.
“Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve te plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do të siguroje të ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.”, thuhet në raport.
