SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Udhëheqësit botërorë kundër operacionit në Rafah

SHBA kundërshton gjithashtu çdo sulm në Rafah, ku më shumë se 1.5 milionë palestinezë janë strehuar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se një datë për ofensivën ishte caktuar, por nuk dha detaje.

“Sot mora një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit. Kjo fitore kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste atje. Kjo do të ndodhë, ka një datë.”, tha ai të hënën.

Në të njëjtën kohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant sugjeroi se tani ishte koha e duhur për një marrëveshje mbi pengjet, gjashtë muaj pas luftës me Hamasin. Komentet e tij erdhën ndërsa bisedimet për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe armëpushimin vazhduan në kryeqytetin e Egjiptit.

Drejtori i CIA-s, ëilliam Burns, është gjithashtu i pranishëm në diskutime. Prania e tij nënvizon presionin në rritje nga SHBA, aleati kryesor i Izraelit, për një marrëveshje. Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha Reuters se propozimet izraelite nuk i kishin përmbushur kërkesat e tyre, por shtoi se ato do të shqyrtoheshin.

“Nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e okupimit [Izraelit] dhe për këtë arsye, nuk ka asgjë të re në bisedimet e Kajros. Nuk ka ende asnjë progres”, tha zyrtari i Hamasit, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?