SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Ndërhyri në ‘TIMS’, Rrumbullaku pezullon nga detyra drejtorin e IT

Ky vendim vjen pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar ‘Arrest në shtëpi’ dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Muçën (me gradën Drejtues i Parë).

Prokuroria e ka gjetur Muçën përgjegjës për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Muça akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave të sistemit TIMS. Ai u pranua në Polici për shërbime të veçanta.

Po ashtu bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e laboratorit të SPAK për hetimin e këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të  pezullojë  menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M.

Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?