Lufta në Ukrainë. Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do të humbasim
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të dielën se vendi i tij do të humbasë luftën me Rusinë nëse ndihma e shumëpritur prej 60 miliardë dollarësh nga SHBA mbetet e bllokuar në Kongres.
“Nëse Kongresi nuk e ndihmon Ukrainën, Ukraina do ta humbasë luftën”, tha Zelensky gjatë një konference me ambasadorët për mbledhjen e fondeve të qeverisë ukrainase.
Pa mbështetjen e Kongresit, do të jetë e vështirë për ne të fitojmë, madje edhe të mbijetojmë” si vend, theksoi ai.
“Nëse Ukraina humbet luftën, shtetet e tjera do të sulmohen”, paralajmëroi presidenti ukrainas.
Programi i ndihmës ushtarake dhe ekonomike prej 60 miliardë dollarësh për Kievin është bllokuar që nga viti i kaluar për shkak të përçarje midis demokratëve dhe republikanëve, ndërsa zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në nëntor.
Total 0 Votes
0
0
