SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Haxhiu: SPAK nuk ka mbaruar punë me bashkinë e Tiranës, ende nuk kemi parë gjë akoma

Analisti, Baton Haxhiu i ftuar në emisioni ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV është shprehur se SPAK nuk e ka përfunduar punën e saj në bashkinë e Tiranës.

Haxhiu ka theksuar se në dosjet e përgatitur nga SPAK ka gjëra që të bëjnë të ulërasësh në vjedhjet e tyre që kanë bërë në taksat e qytetarëve.

Para disa javësh kam pasur informacione të besueshme se çfarë do të ndodhë me drejtorët e bashkisë së Tiranës. Unë them që ende nuk ka përfunduar procesi dhe do të ketë problematika të tjera rrugës dhe do të përfundojnë në muajin prill.

Drejtorët e Tiranës kanë pasur një arrogancë të madhe dhe kanë funksionuar jashtë orbitës dhe brenda një kaste të veçantë dhe fatin në fund dihet. Politikisht ata nuk kanë pasur ndonjë koncept të vetin dhe të vetmen ideologji që ata mbështesinin ishte pasurimi i tyre.

Ata kanë funksionuar mbi këtë vijë politike dhe më vjen keq që ka zgjatur aq kohë procesi ndaj tyre. Ata janë keqpërdorues të funksioneve të tyre dhe kanë probleme serioze edhe gjatë kohës kur ishin të vetmit pa opozitë në bashki. Një pjesë të tyre dosjeve i kam lexuar dhe them që ende nuk kemi parë gjë akoma nga ky grup drejtorësh.”

 

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?