SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama: Destinacioni turistik i një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama thotë se Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë është kthyer në një destinacion turistik të një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen turistë të cilët vizitojnë muzeun, Rama u shpreh se muzeu ofron edhe një hapësirë të gjelbër e një vendpushim kafeje, ku vizitorët shijojnë ajrin e pastër të rrethuar nga objekte të kujtesës e të traditës shqiptare.

“Fundjava në Muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Tiranë, destinacioni turistik i një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare, e cila gjatë komunizmit u armatos deri në dhëmbë për të luftuar me tërë botën, në Shqipërinë e izoluar si një Kore e Veriut, në mes të Europës, ndërkohë që muzeu ofron edhe një hapësirë të gjelbër e një vendpushim kafeje, ku vizitorët shijojnë ajrin e pastër të rrethuar nga objekte të kujtesës e të traditës shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?