SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Pas Tajvanit, tërmeti godet edhe Turqinë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra ndodhet 57 km në jug-juglindje të qytetit të Antixhamanit.

Ndërsa thellësia fokale është llogaritur në 8 km. Deri më tani nuk ka raportime për dëme në njerëz nga tërmeti në fjalë.

Kujtojmë se ditën e sotme një tërmet prej 7.2 ballësh ka goditur Tajvanin duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur më shumë se 700 të tjerë

Tërmeti ishte më i fuqishmi në Tajvan në 25 vitet e fundit dhe pas tij, u lëshuan paralajmërime për cunami në jug të Japonisë dhe Filipine, por më vonë autoritetet tërhoqën paralajmërimet.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?