SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Zbardhen përgjimet për dosjen 5D dhe pazaret për tendera midis ish-drejtorëve të Bashkisë

Në dosjen e Prokurorisë Speciale për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të akuzuar për korrupsion.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar pjesë nga dosja, ku zbardhen bisedat telefonbike midis ish-drejtorit IMT-së, Mariglen Qato, ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla dhe biznesmenit Nestor Muhametllari, i cili zotëronte de jure kompaninë 5D, në të cilën kanalizoheshin tendera publik

Pjesë nga dosja:
Shtetasi Nestor Muhametllari për periudhën nga data 20.09.2019 deri në datën 07.06.2023 ka pasur 1011 thirrje telefonike (duke përfshirë edhe thirrjet të humbura) me shtetasin Mariglen Qato, me nr.06920*****, i regjistruar me emrin “Mer Qato”. Për periudhën e mësipërme shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur gjithashtu kontakte telefonike me shtetasin Redi Molla me numer telefoni nr.0692582402, ku përfshihen 528 thirrje telefonike, kontakt i regjistruar me emrin Redi Molla. Rezulton se shtetasi Taulant Cjapi ka rezultuar se ka qenë i punësuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Midis shtetasit Taulant Cjapi dhe shtetasit Nestor Muhametllari në datën 26.07.2021 është zhvilluar biseda si më poshtë:

Taulant Cjapi: “sot more vesh qe tkan then qe hige landdin nga puna ti je me koshien ge un ag sa kam ditur kam ber edhe mbase nga mosditja pa jo ume lini femijen pa buk

Nestor Muhametllari: “O Land ty us muk te kam sjette, dhe as mik te kam hequr une… vendimi për ty me ka ardhur”.

Cjapi: “fim vllai te ect mbar ne pun”.

Muhametllari: “Flasim Landi”.
Cjapi: “Skemi cu flasim me ti i kishe then merit qe landi shen asgje nderkoh qe un per kok cumit tkam kerku pun perdit dhe ti i kishe then qe landi sben per asgje kshu me tha tel un di se jam sjell mir.
Nga përmbajtja e këtij komunikimi rezulton se megjithëse shtetasi Nestor Muhametllari është ligjërisht administratori i shoqërisë, nuk është ai që në këtë rast ka vendosur për marrjen apo për largimin nga puna të shtetasit Taulant Cjapi. Por vendimi është marrë nga personi me emrin “Meri”, me të cilin personat e mësipërm i referohet shtetasit Mariglen Qato.
Në datën 25.03.2022 shtetasja Jonida Hoxhaj i ka dërguar shtetasit Nestor Muhametllari mesazhin me përmbajtjen: “Nestor ate rregulloren kur do ta fusim ne pune sepse te qeshurat e juristeve degjohen deri te recepsioni poshtë.

Shtetasi Nestor Muhametllari i përgjigjet se: “Ja ta takoj unë (R) nëse e ka lexuar”. Ky komunikim po ashtu dëshmon mbi faktin se vendimmarrës për punët e përditshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe miratimin e rregullores së brendshme. nuk është shtetasi Nestor Muhametllari, por personi i identifikuar prej tij me emrin (R).

Gjatë hetimeve shtetasit Nestor Muhametllari i është sekuestruar aparati i telefonit celular i markës Samsung S8, për të cilin është kryer ekspertimi teknik. Nga këqyrja e të dhënave të përfituara nëpërmjet ekspertimit teknik ka rezultuar se ky aparat është përdorur për pak ditë, por ka disa komunikime me vlerë provuese mbi faktet objekt procedimi. Konkretisht nga të dhënat e nxjerra ka rezultuar se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Mariglen Qato, të regjistruar me emrin “Mer Qato”, ku në një nga bisedat i dërgon edhe një dokument që e përshkruan si “aplikimi për në Yzberisht”.

Po ashtu rezulton se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Redi Molla, ku bisedojnë për tu takuar. Në datën 12.11.2021 midis tyre është zhvilluar biseda si më poshtë:

Nestor: Ok Lthate.

Nestor: erdhi pergjigjeja.

R.Molla: Nonaaaaaa.

Ky komunikim zhvillohet në kontekstin e zhvillimit të një procedure prokurimi që ka për objekt kryerjen e punimeve në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë, e cila është fituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k, procedurë e cila analizohet në vijim, si pjesë e faktit penal objekt procedimi, Po kështu, në datën 15.11.2021 shtetasi Redi Molla i shkruan mesazhet me përmbition “Tuto”

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?