Aktualitet

Rama uron besimtarët: Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët!

KAON

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim të shkurtër në faqen zyrtare në “Facebook”, ka uruar besimtarët për festën e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Mirëmëngjes me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”, shkruan Rama.

Simboli i Pashkëve është veza, si simbol i jetës, e cila e lyer me ngjyrën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit. Jeta e re, e cila nis me ditën e Pashkëve për çdo familje krishtere, lë pas mëritë, nxit faljen, dashurinë dhe ndihmën ndaj të afërmve në vështirësi, të sëmurëve dhe të varfërve, duke i kujtuar njeriut rolin e tij sipas urdhëresave të Zotit

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?