AktualitetPolitike

Berisha: A do rrimë ne të numërojmë vjedhjet e këtyre? Jo more kurrë…

KAON

Berisha: A do rrimë ne të numërojmë vjedhjet e këtyre? Jo more kurrë, duhet të ngrihemi dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër

Shqiptarë shtrojini pyetje vetes, cili komb, cilët njerëz mund të vidhen në mënyrë të tmerrshme siç po vidhemi ne.
A e patë ju, një i quajtur Redi Molla me një hotel me 5 yje nga më gjigantët në Shqipëri, një njeri që kishte gjithsej në ndërmarrjen e tij veç një punëtor, edhe punëtor edhe menaxher me një rrogë 300 mijë lek.
Hoteli minimumi 15-20 mln euro.
Po si mundet një inxhinjere në regjistrimet e Skapit i thotë shoqes se nuk është i Redit, por është i Erjonit dhe i atij drogmenit, trafikantit Qato.
A e dinë qytetarët e Tiranës se drejtori i ujësjellësit të Tiranës, fiton tenderin për të furnizuar me ujë bashkinë e Tiranës.
Si mund të durojmë me një gjë të tillë; në sulm, në sulm. Nuk durohet kjo kurrë.
Nuk kam fakte, por për hotelin e Durrësit thuhet se është ortak edhe vetë Rama. Nuk kam fakte, por që të ndërtohet një hotel me 5 yje, gjigant, nga një njeri që ka vetëm një punëtor dhe paguan 300 mijë lekë, kjo mbi këtë tokë nuk mund të ndodhë kurrë.
E njëjta gjë, Tivari në Dhërmi një nga hotelet më të mëdha me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë Mat.
Tivari i ka dhënë vëllait të Agronit, tendera nga ujësjellësi i Tiranës, dhjetëra milionë euro. Të gjitha të vjedhura të shkuara në Dhërmi, ndërtim hotelesh.
Çfarë do të rrimë ne, të presim ne të vazhdojmë të numërojmë vjedhjet e tyre.
Jo more kurrë, duhet të ngrihemi 1 minutë e më parë dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër.

Vëllai i ka falur Olsit 36 mijë metër katrorë tokë për biznesin e tij, dhe mban në arrest pronarin që ka marrë 410 metër tokë të konfiskuar 60 vite më parë

Miqtë e mi!
Në traktin e tyre ‘fajin e ka Saliu’, Olsi përgjërohej se e votonte vëllaun pasi ai e meriton. A e dini ju o miq se vëllai i ka falur Olsit 36 mijë metër katrorë tokë për biznesin e tij, tokë tek ‘rrapi i Treshit’, ku Olsi na thoshte se po vuan aq shumë se po ndërton stadiumin për të rinjtë e Europës që do të na vijnë këtu.
A thua se Olsi është shteti dhe ka detyra mbi detyrat e vëllait.
Çfarë është kjo mor, po ka vjedhje më të madhe se kjo. Ti japësh vëllai 38 mijë metër katrorë tokë të huaj.
Po këtë se bën kush në Europë përveç teje dhe mban në arrest shtëpie pronarin që ka marrë 410 metër tokë të konfiskuar 60 vite më parë.
Ti je një bandit që nuk ke moral dhe as ligj.
Ndaj miqtë e mi është jetike në një farë mënyrë të dalim nga gjendja, të hidhemi në sulm me mosbindje civile

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?