Aktualitet

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet për ndërtimin e kampit në Gjadër

KAON

Punimet për ndërtimin e kampit në Gjadër kanë nisur këtë të premte, pas marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Punimet janë në fazën e parë, ku po punohet fillimisht me shtrimin e rrugës nga Kakarriqi drejt Gjadrit. Po ashtu po punohet dhe brenda kampit ku do të stresohen dhe refugjatët.

Zbarkimi i tyre do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.

Intensiteti i punës është i lartë për të bërë të mundur përfundimin e vende akomoduese apo dhe qendrës shëndetësore, furnizimi me uji apo dhe energji elektrike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?