SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Albana Vokshi denoncon mungesën e ilaçeve për të sëmurët me astmë

#SKANDALI me mungesën e barnave në treg!!!

Në tregun farmaceutik është një situatë skandaloze me mungesat e shumë barnave.

Njëri prej tyre është edhe Ventolin që përdoret për të sëmurët me Astëm.

Ventolin është ilaç që veç të tjerash, përdoret në gjendjet e krizave të astmës.

Nuk mbaron këtu! Edhe zëvendësuesit e tyre mungojnë në treg!

Praktikisht, të sëmurët janë pa ilace e pa zgjidhje!

Ministria e Shëndetësisë nuk mund të lajë duart e të thojë: e ka privati (importuesi) në dorë!

Është kriminale mos reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministres @albanakociu.

Shërbimi shëndetësor dhe njekimi ëahtë e drejtë kushtetuese. Sigurimi i mjekimeve e kurave është përgjegjësi direkte e Qeverisë dhe Ministrisë e cila duhet të ndërhyjë për të siguruar ilacet që janë jetike për pacientët.

Qeveria duhet të ishte garant i mbrojtjes dhe shëndetit të qytetarëve!

Ministria e Shëndetësisë duhet #Urgjentisht të marrë të gjitha masat e domosdoshme për sigurimin sa më parë të Ventolin dhe barnave të tjera që janë mungesë në treg.

#reago #mbrojetën #mbroshëndetin

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?