Aktualitet

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

KAON

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por do të ulen ndjeshëm maksimalet duke u luhatur 3°C minimalja deri në 21°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?