SHBA/ 22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në Illinois, 4 të vdekur
Katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona të Rockford, Illinois pasditen e së mërkurës, raporton CNN.
Pesë persona u plagosën në qytetin Rockford dhe dy persona u plagosën në ëinnebago, tha zëdhënësja e policisë së Rockford, Michelle Marcomb për CNN.
Sipas policisë, jo të gjithë personat u plagosën me thikë. Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara tha se ai ishte “plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që po ka tani në jetën e shumë familjeve”.
Total 0 Votes
0
0
