SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Rekomandimi për anëtarësimin e Kosovës, reagon Daçiç: Skandaloze dhe e turpshme!

Pas miratimit të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar duke e konsideruar diçka të tillë si “skandaloze dhe të turpshme”.

Sipas Daçiç, vendimi i marrë ditën e djeshme (27 mars), shkel parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës duke theksuar se për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk njihet ndërkombëtarisht.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh Daçiç.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?