AktualitetPolitike

Rama: “Janë rritur investimet e huaja”. Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

KAON

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale.

Sipërmarrja në turizëm sipas Ramës nuk shtron më problemin e pagave.

“Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga Standart and Poors, me 2-, hera e parë që ngjitemi në këtë nivel klasifikimi, nga ana tjetër kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për rritje të dnjehsme të investimeve të huaja, që kanë hipur ndjeshëm për herë të parë në shifrën prej 1 mld eurosh.

Vizioni ynë për 2030 shkon përtej këtyre të dhënave. Kemi potencial për rritje të investimeve të huaja. Qëllimi është të rritemi deri në 4 mld. I kemi mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim dhe sot nëse shohim trendët, nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në 2b+.

Sot shohim që sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e parave, është gati të paguajë shumë mirë, si nuk do imagjinohej pak vite më parë. Por shtrohet problemi se kujt do t’i paguajë.

Të kemi qartësi dhe kontribut nga të gjithë faktorët ekonomike dhe socialë në mënyrën si duhet të bëjmë një politikë të re në aftësimin profesion jo vetëm në nivel shkolle por edhe riaftësimin në funksion të tregut edhe në moshat që nuk janë më mosha shkolle, tha ai.

“Për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar, vizioni shkon përtej të dhënave të aktualitetit, kemi një potencial për rritje të investimeve të huaja, synimi ynë është të ngrihemi në 2, 2.5., 3, 5 miliardë, i kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo shumë të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv nga Strandard and Poors, nuk është aspak e shfrenuar imagjinata në një kohë. Nuk shton më problemin e pagave, është gati të paguaj shumë mirë, nga ana tjetër, mënyra se si do të frymëzojmë një politikë të re, aftësimin profesional jo vetëm, duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje sa më të qartë dhe konkrete për cka do të bëjmë, diskutimi për pr e ri për dhomën ekonomike, një projektligj i vonuar për shumë vite, pa i hequr askujt të bëjë çfarëdolloj organizimin e regjistrimit, siç e kanë të gjithë, është një proces që ngarkon me përgjegjësi të madh jo vetëm qeverinë por të gjithë sistemin e organizimit të qeverisë. Nuk do integrohet qeveria, por Shqipëria, edhe sistemi ka përgjegjësisinë e tij, do të jetë kostot e veta në këtë proces, ka një emërues të përbashkët, për ne qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sektorin privat, kërkon dije të reja, që nga mënyra se si funksiono  procesi, BE. Kjo punë kërkon dialog më të organizuar”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?