SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Tirana mbulohet nga pluhuri afrikan, rriten ndjeshëm temperaturat

Sipas sinoptikanëve, një qendër ciklonare në jugperëndim të Europës ka shkaktuar stuhi të forta ere në veri të Afrikës duke ngritur masive rëre drejt Mesdheut Lindor dhe Ballkanit, ku nxehtësia e rërës ka rritur temperaturat në mënyrë të menjëhershme deri 28 gradë.

Po ashtu, qiejt e Europës Juglindore janë ngjyrosur me ngjyrë kafe si pasojë e masave të rërës pezull në atmosferë.

Por kjo situatë është krejt afatshkurtër sipas sinoptikanëve të Meteoalb, pasi sonte natën një front i ftohtë me shi intensiv jo vetëm do të pastrojë atmosferën nga pluhuri afrikan, por do të normalizojë edhe temperaturat e ajrit.

Nëse sot termometri ngjitet afër 28 gradëve, në vetëm 24 orë vlerat e tij ulen në 20-21 gradë.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?