Aktualitet

Arrestimi i Jorgo Goros, SPAK zbardh akuzat për Kryebashkiakun e Ramës në Himarë

KAON

Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë lidhur me rastin e investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka. Sipas një njoftimi nga SPAK, Goro është arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu SPAK bën të ditur se krahas Goros janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve kanë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa ndaj shtetasit nën hetim Stavri  Mehilli., është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë arrest shtëpie është caktuar për shtetasit: Jerasimo  Bashi, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?