BotaShendet

Operacion historik, veshka e derrit transplantohet te njeriu

Një ekip doktorësh në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts ka kryer transplantin e parë në botë të veshkës së derrit të modifikuar gjenetikisht tek një pacient 62-vjeçar në Weymouth.

Spitali konfirmoi se është hera e parë që një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht është transplantuar në një person të gjallë. Më parë, veshkat e derrit janë transplantuar përkohësisht në donatorë të vdekur klinikisht.

Gjithashtu, dy burra kryen transplant zemre nga derrat, por të dy vdiqën brenda disa muajsh. “Pacienti, Richard Slayman nga Weymouth, Massachusetts, po shërohet dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, thanë mjekët.

Më shumë se 100,000 njerëz janë në listën kombëtare spitalore të pritjes në SHBA për një transplant, shumica prej tyre pacientë të veshkave dhe mijëra vdesin çdo vit para se t’u vijë radha. Ky operacion konsiderohet një shpresë e madhe për ta.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?