Aktualitet

Kishte fshehur në trup mina me telekomandë, arrestohen 24-vjeçari në Lezhë

Një 24-vjeçar është arretuar nga policia e Lezhës . Arkil Selimi është i riu i cili është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës, teksa në trup i janë gjetur dy mina me telekomandë.

Policia njofton se i riu po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale.

Blutë njoftojnë se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”.

Policia parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale, ndërhyrja në kohë e Policisë vë në pranga 24-vjeçarin.

Sekuestrohen 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?