Bota

Sekuestrohet ko’kainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar

Rreth 260 kilogramë kokainë janë sekuestruar në portin e Koperit më 18 mars, vlera e së cilës në tregun e zi do të arrinte në 10 milionë euro.

Për këtë janë arrestuar dy të dyshuar, mes tyre një shqiptar.

Siç shkruan “Slovenia Times”, droga u gjet pasi rojet e detit zbuluan dy zhytës të cilët po përpiqeshin të nxirrnin pesë çanta të mëdha në të cilat ishte fshehur kokaina nga rezervuari i anijes.

Shqiptari dhe një brazilian dyshohet se mbërritën në port përmes lumit Rizhana me skuter uji.

Të dyshuarit ndodhen në paraburgim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?