AktualitetPolitike

Propozimet e Partisë së Lirisë, për përmirësimin e arsimit në Shqipëri.

Deklarata e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë Esmeralda Demiraj.
Shpopullimi i Shqipërisë dhe pasojat që ka sjellë në arsim. Propozimet e Partisë së Lirisë, për përmirësimin e arsimit në Shqipëri.

Shpopullimi i vendit si pasojë e emigrimit, që mbulohet me heshtje, duhet të ishte kryefjala e kësaj qeverie e mediave dhe e shoqërisë civile!
Sipas OKB., në tri dekadat e fundit nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë qytetarë.
Sipas Instat çdo vit nga Shqipëria largohen 42 000 rezidentë!
Në krahasim me vendet e tjera të Rajonit Shqipëria mban rekord për numrin e shtetasve që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në një vend të Bashkimit Evropian.
Nga Shqipëria kryesisht po ikin të rinjtë, që janë fuqia vitale e punëtore, intelektualët dhe profesionistët e forcave të reja krijuese e inovative.
Por pse ikin shqiptarët???
Kjo qeveri jo vetëm nuk i përmbushi premtimet elektorale, por zhgënjeu, varfëroi , dëboi shqiptarët, me rritjen e taksave, agresivitetitin e shtetit ndaj qytetarëve, shtrenjtim të çmimit të energjise elektrike, të ujit , rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore e shumë shërbimeve të tjera ndaj qytetarëve.
Kthimi i Shqipërisë në port trafiku ndërkombëtar, krijoi pasiguri të madhe dhe destabilitet, shkarkimi nga puna për arsye politike, hapi konflikte të shumta dhe rriti papunësinë, duke varfëruar ekonominë e familjeve shqiptare.
Shqiptarët ikin jo vetëm se ndihen të pasigurt, por dhe pse ndjehen të tradhëtuar nga klasa politike, të vjedhur, të braktisur, të shantazhuar , të papërfaqësuar e të harruar.
Propaganda qeveritare përpiqet që nëpërmjet medias të japë idenë se largimi i shqipëtarëve është një ngjarje normale globale, këtë fakt përpiqet ta manipulojë në mediat e kontrolluara prej saj, për konsum masiv në publik duke e shoqëruar me sekuenca suksesesh qeveritare , të cilat nuk krahasohen me realitetin e dhimbshëm të Shqipërisë.
Dëshiroj t’ju jap vetëm disa shifra per të ilustruar hendekun që kemi në arsim në Shqipëri ku situata është vërtet kritike.
Matematika , Fizika dhe Kimia janë disa prej degëve të cilat rrezikojnë të mbyllen në universitetin e Tiranës, Shifrat e derimëtanishme tregojnë se këtë vit vetëm 27 studentë kanë zgjedhur që të studiojnë në këto 3 degë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Nga rreth 30 mijë maturantë një e treta e tyre ka aplikuar për studime të larta jashtë vendit, ose kanë zgjedhur që të mos vazhdojnë universitetin.
Rreth 1700 studentë me pak ka këtë vit në bankat e universiteteve shqiptare .
Numri i regjistrimeve ra me 6,6 %, ndërsa masat e qeverisë për caktimin e lehtësirave në degët prioritare duket se kanë zbutur, por nuk e kanë gjetur zgjidhjen për problemin e braktisjes.
Sipas të dhënave rezulton se mes degëve që rrezikojnë mbylljen janë dhe ato prioritare.
Mbi 30.5 % e programeve të studimit në 9 universitetet kryesore të vendit janë drejt mbylljes.
Universiteti i Elbasanit mban vendin e paré me 46.6 % të programeve, të cilët kanë më pak se 10 studentë të regjistruar.
Universiteti i Tiranës ka 7 programe studimi prioritare, 2 prej të cilave janë në rrezik mbylljeje.
Univeristeti Politeknik i Tiranes ka 6 programe studimi që konsiderohen prioritar dhe 3 prej tyre jane në rrezik mbyllje.
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka 15 programe prioritare dhe 4 prej tyre janë në rrezik .
Univeristeti i Durrësit ka 7 programe prioritare ku dy rrezikojnë mbylljen.
Në Universitetin e Vlores 7 degë nga 9 që cilësohen prioritare, jane ne rrezik . 12 degë në total në këtë universitet rrezikojnë mbylljen .
Universiteti i Korçës nga 10 programe studimi 2 prej tyre janë në rrezik.
55.5 % e degëve prioritare në Shkodër rrezikojnë të mbyllen , teksa në Gjirokastër 4 prej 9 degëve priroritare janë në rrezik.
Në total në gjithë vendin ka 94 degë që rrezikojnë të mbyllen, qeveria ka vendosur 80 degë prioritare në total nga të cilat 33 janë në rrezik mbyllje.
Një tjetër e dhënë që rezulton nga analizimi i regjistrimeve është se universitetet e rretheve janë kthyer në trampolina për emigrim.
Shumica e studentëve zgjedhin degët profesionale dhe infermierinë me qëllim largimin jashtë vendit.
Universitetet më të rrezikuar janë ai i Gjuhëve të Huaja dhe fakulteti i shkencave të natyrës, dhe në këto të dhëna ekspertët parashikojnë se në të ardhmen do të ketë mungesa dhe pozicione vakante në mësuesi.
Në Universitetin Bujqësor, mungojnë 681 studentë teksa 3 programe si peshkimi,agrobiologjia dhe hortikiltura ku kishte vetëm 2 ose 3 studente të regiistruar nuk kanë mundur të hapen.
Për herë të parë pas 57 vitesh, mbyllen dega e hortikilturës që merret me studimin e fruta perimeve që përbën bazën e bujqësisë.
Për zgjidhjen dhe përmirësimin e kësaj situate katastrofike në arsim
PARTIA E LIRISË PËR ARSIMIN ka propozuar ;
1.Parlamenti duhet të miratojë ligj për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në masën 5% e GDP-së.
2. Niveli i pagave të mësuesve në piramidën e pagave të miratohet me ligj me shumicë të cilësuar. Kjo do motivojë mësuesit të rrisin kapacitetet e tyre dhe studentët ta shohin degën e mësuesisë me prioritet dhe dinjitet.
3.Mësuesia dhe shkenca duhet të konsiderohen degë prioritare.
4.Të trajtohen me investime prioritare degët e teknologjisë, informacionit dhe inovacionit, duke parë perspektivën botërore për të rinjtë që përgatiten për sfidat e kohës.
5.Ministria e Arsimit të investojë në arsimin profesional, të investojë në laboratorë dhe materiale mësimore e kurrikulat të harmonizohen me tregun e punës.
Qeveria duhet në mënyrë urgjente të hartojë një plan konkret kombëtar zbatimi për rritjen e mirëqenies e sigurisë publike kombëtare, zhvillimit të ekonomisë e tregut të lirë , bujqësisë e blegtorisë, të kthimit të vendit në një atraksion për vendasit dhe për të huajt.
Po ashtu qeveria duhet të jetë dinjitoze e transparente në prokurimin e fondeve publike dhe jo të presim që skandale mega konrruptive të na ndërgjegjësojnë here pas here.
Një investim i domosdoshëm për ndalimin e shpopullimit është të punohet më shumë me rininë, duke ju krijuar mundësi reale konkurimi dhe jo me rekomandime partiake.
Edukimi cilësor i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi afatgjatë për të ardhmen.
Ne kemi nevojë për besim për shance të barabarta,për siguri, për projekte afatgjata dhe më kryesorja, vendit i duhen politikanë që e duan vendin dhe kanë vizion për të ardhmen!
Faleminderit!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?