Aktualitet

Dhu’noi për vd’ekje Armando Meshaun, dënohet me 3 vjet burg Rei Meta

Rei Meta u dënua me 3 vite burg për vrasjen e ndërtuesit Armando Meshau, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar në Vlorë.

Meta, i cili e qëlloi me grushte, që rezultuan fatale për jetën e  Meshaut, është dënuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, sipas nenit 85 , siç kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj, ndërsa gjykatësja Dorina Stroka dha vendimin e 3 viteve burg.

Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që akuza ndaj Rei Metës të ishte “vrasje me dashje”, por kjo akuzë është rrëzuar.

I pranishëm në sallën e gjyqit ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

Konflikti mes Metës dhe Meshaut nisi për një kontratë të nënshkruar për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë ku do të ndërtonte Armando Meshau, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

 

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?