Aktualitet

Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve

Fokusi i takimit do të vihet te rienergjizimi i Partisë Socialiste, një punë e cila ka nisur prej kohësh dhe është shpallur objektiv kryesor nga vetë kryesocialisti Edi Rama.

Ky takim vjen dy ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila u mbajt në Gjirin e Lalëzit, të dielën që lamë pas.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti tha se gjatë kësaj kohe janë kryer mbi 29 mijë anëtarësime, ndërsa shtoi se deri në qershor, kur pritet të mbahet Kongresi i Partisë, objektivi është që kjo shifër të arrijë në 50 mijë.

Më 12 maj, Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit, i cili zhvillon punimet më 12 qershor. Paralelisht ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?