Bota

Netanyahu do të dërgojë delegacion në SHBA për të diskutuar për luftën

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka paralajmëruar Netanyahun në një bisedë telefonike të hënën që të mos veprojë në Rafah pa marrë aprovimin e Washingtonit.

“Duhet strategji që funksionon”, i ka thënë Bideni – Netanyahut, siç ka treguar Sullivan. “Strategjia nuk duhet të përfshijë operacionale të mëdha ushtarake që vënë në rrezik jetët e mijërave civilëve të pafajshëm në Rafah. Unë jam që të mposhtet Hamasi. Besoj se është një grup i lig terrorist me gjak në duar jo vetëm izraelit, por edhe amerikan”.

Gjatë telefonatës Netahyanu u pajtua që të dërgojë në Washington një ekip zyrtarësh të lartë të përbërë nga inteligjenca ushtarake dhe zyrtarë humanitarë, për të dëgjuar shqetësimet e SHBA-së në lidhje me planet ushtarake të Izraelit në Rafah.

Sullivan ka thënë se Ushtria e Izraelit pritet të frenohet nga operacioni i madh ushtarak në Rafah derisa ekipi të kthehet nga Washingtoni.

E nga Zyra e kryeministrit të Izraelit, Netanyahu, është thënë se Netanyahu i ka thënë Bidenit se “vendi i tij është i vendosur për të arritur qëllimet e luftës në Gaza, që përfshinë shkatërrimin e lëvizjes palestineze Hamas”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?