Sport

Në Itali të sigurt: “Champions, më pas të shohim”

Për të tretin vit radhazi, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” diskutimi kryesor është e ardhmja e trajnerit, çfarë do të ndodhë me Max Allegrin? Pavarësisht kësaj çështje, prioriteti i drejtuesve të Juves është një tjetër, të sigurojnë me çdo kusht kualifikimin për në Champions League sezonin e ri. Për momentin bardhezinjtë ndodhen në pozita të sigurta, por ecuria e fundit, 7 pikë në 8 javë, ka bërë tensioni të shtohet. Vetëm pasi të arrihet ky objektiv, zona Champions, atëherë drejtuesit do të diskutojnë me Allegrin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen.

Tuttosport

Sipas Tuttosport, për momentin nuk janë parashikuar diskutime pasi frika është e madhe për një kolaps. Vetë Allegri, pavarësisht se do të futet në vitin që i skadon kontrata, është gati të drejtojë Juven edhe vitin e ardhshëm. Allegri është shfaqur nervoz këtë periudhë, jo sepse i përfundon kontrata, por nuk e ka pritur mirë heshtjen e drejtuesve të klubit.

Motta

Nëse për një arsye apo për një tjetër, nëse palët nuk gjejnë një akord, gjithnjë sipas Tuttosport, opsioni i parë për të zëvendësuar Allegrin është trajneri i Bologna-s, Thiago Motta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?