Aktualitet

Gjykata jep vendimin, dënohen me burg ish-zyrtarja Alda Klosi

KAON

Gjykata shpall fajtore dhe dënon me 2.6 vite burg Alda Klosi, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënohet përfundimisht me 18 muaj burg.

Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar 3 vite e 4 muaj. Rozeta Dobi u dënuar 7 vjet dhe me gjykim te shkurtuar, 4 vite e 8 muaj.

“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit”, ka thënë Prokuroria.

Ndërsa mbrojtja e djalit të pastrueses, Havier Dobit ka deklaruar: AI ka pranuar veprën penale dhe ka shprehur pendesë të thellë per ate qe ka kryet, Havieri eshte i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen, gjykata të ketë parasysh rrethana lehtësuese, për këto arsye, vlerësojmë që të mos dënohet me burg, por me shërbim prove.

Në këtë seancë mbrojtja e Alda Klosit është shprehur: Konkluzionet tona ne i kemi me shkrim, bëhet fjalë për 3 pasuri kur Alda Klosi ka pasur për detyrë që të deklarojë pasuritë. Bëhet fjalë për 2 automjete dhe një apartament, në fakt detyrën për të deklaruar pasuritë e ka pasur personi i lidhur sepse ai ka pasur për detyrë të saktësojë kohën kur është krijuar pasuria. Ne kërkojmë pafajësi nga gjykata sepse e pandehura Alda Klosi është krye familjare ka në vajzë dhe një djalë të mitur dhe po ashtu ka probleme shëndetësore dhe ajo vet është jo mirë me shëndet në këto kushte kërkojmë që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?